Lidhje

 
SHBA mbështet bashkëpunimin Kosovë – Serbi në kohën e pandemisë

SHBA mbështet bashkëpunimin Kosovë – Serbi në kohën e pandemisë


Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett dhe ambasadori amerikan në Beograd, përgëzuan të enjten komunikimin ndërmjet ministrit të Shëndetësisë së Kosovë, Arben Vitia dhe atij të Serbisë, Zllatibor Llonçar, rreth masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Të mërkurën, ministria e Jashtme italiane organizoi një video-konferencë ndërmjet ministrave cila siç thuhet ishte e e përqendruar në urgjencën e përballjes me COVID-19. Në një njoftim thuhet se të dyja palët shkëmbyen pikëpamje në terren dhe diskutuan veprimet për të trajtuar pandeminë.

Diplomatët amerikanë në një mesazh të përbashkët të shpërndarë në rrjetin twitter e përshëndetën komunikimin.

"Në këtë kohë të pandemisë është inkurajuese të shohësh ministrat e shëndetësisë duke bashkëpunuar si fqinjë, për t'iu shërbyer dhe mbrojtur të gjitha komunitetet në Kosovë dhe Serbi. Ne lavdërojmë përpjekjet e personelit shëndetësorë dhe të tjerëve që janë në detyrë për të mbajtur qytetarët e Serbisë dhe Kosovës të sigurt, ndërsa të gjithë po bëjmë pjesën tonë të punës për ta mundur virusin. Së bashku në mund të fitojmë”, tha ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.

Ndërkaq ambasadori i SHBA-së në Serbi, Anthony Godfrey e falënderoi qeverinë e Italisë për nismën.

"Beogradi dhe Prishtina po punojnë bashkë në mënyrë praktike dhe konkrete për të shpëtuar jetë në kohën e pandemisë duke shkëmbyer pajisje dhe ekspertizën. Shpresat tona janë se këto masa të mirëbesimit do të dëshmojnë domosdoshmërinë e bashkëpunimit. Në do të shpëtojmë jetë nëse punojmë se bashku ", tha ambasadori Godfrey.

Në fillim të prillit ambasada amerikane në Prishtinë bëri thirrje që të lihen anash ndarjet ndërmjet komuniteteve në kohën e përballjes më virusin COVID-19.

Komentet e ambasadës pasuan debatet që u nxitën rreth trajtimit të situatës me COVID-19 në komunat veriore të banuara me shumice serbe, ku zbatohen edhe masat e qeverisë së Kosovës por edhe udhëzimet dhe mbështetja nga Beogradi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG