Lidhje

Uragani Ida lë miliona njerëz pa energji në Luiziana


Pamja pas uraganit në Metairie, Luiziana
Pamja pas uraganit në Metairie, Luiziana

Ida kaloi përmes shtetit jugor amerikan të Luizianës si një nga uraganët më të fuqishëm në historinë e Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar përmbytje, duke dëmtuar ndërtesat dhe duke lënë miliona pa energji elektrike. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Jeff Custer, njofton se sipas kompanive energjitike, rryma nuk do të mund të rikthehet plotësisht për disa ditë apo edhe javë.

Uragani Ida lë miliona njerëz pa energji në Luiziana
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:45 0:00

Vetëm pak ditë më parë, Ida ishte thjesht një stuhi tropikale, qindra kilometra në jug të Kubës, por mbërriti të dielën në shtetin jugor të Luizianës si një uragan me rrezikshmëri për jetën i kategorisë 4.

Erërat arritën shpejtësinë mbi 241 kilometra në orë, duke rrëzuar pemë, duke prishur çatitë dhe duke rrëzuar linjat e energjisë. Dëmi në rrjetin elektrik të Luizianës ishte i madh, me prerje të energjisë elektrike në të gjithë qytetin e Nju Orlinsit gjatë natës.

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me kompanitë lokale të furnizimit për çfarë iu nevojitet. Janë të gjitha kompani private, por ne po bëjmë çfarë mundemi për të zvogëluar kohën që iu duhet për të rikthyer energjinë për të gjithë në këtë zonë”, tha Presidenti Biden.

Më shumë se një milion banorë në Luiziana ishin pa energji të hënën. Kompanitë energjitike thonë se energjia elektrike nuk do të mund të rikthehet plotësisht për disa ditë apo edhe javë.

Policia kontrollon tek rrënojat e një godine në Nju Orlins
Policia kontrollon tek rrënojat e një godine në Nju Orlins

Në Nju Orlins pati dëme në prona dhe pemë të rrëzuara nga erërat e forta të stuhisë, por qyteti nuk pësoi përmbytje të mëdha si nga Uragani Katrina në vitin 2005.

Banorët e zonës nuk mund të mos i krahasonin dy stuhitë.

"Si u përjetua këtu? Nuk i afrohej Katrinas, por mund të kishte qenë nëse do të kishte goditur këtu. Mendoj se goditi realisht në Houma, Luiziana", thotë Kerry Patrick Gibson, banor i Nju Orlinsit.

Në një deklaratë, një zëdhënës i Portit të Nju Orlinsit tha se në vlerësimin e tyre fillestar nuk konstatuan pas uraganit ndonjë dëm të madh në objektet tregtare.

Pjesët e tjera të rajonit mund të mos jenë me aq fat. Reshjet e mëdha dhe stuhitë e lidhura me Idan përmbytën disa zona rurale të Luizianës dhe Misisipit. Një grup vullnetarësh nga Hjustoni, “Crowd Source Rescue”, thotë se deri në orët e para të së hënës shpëtuan rreth 150 njerëz të bllokuar në shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG