Qendra e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s po mbështet të rinj nga Europa Juglindore që të rrisin angazhimin për mbrojtjen e Monumenteve Kulturore të rrezikuara. Në Gjirokastër, të rinjtë po nxisin diskutime bazuar në skenarë të ndryshëm rreziku për monumentet, siç janë zjarret, apo tërmetet. Përfaqësues nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria vlerësojnë nevojën e bashkëpunimit mes ekspertëve në hapësirën shqiptare në rajon, për të kuruar mjaft probleme që ka trashëgimia kulturore në këto vende.
Facebook Forum