Lidhje

Heather Nauert tërhiqet nga konsiderata për postin e ambasadores në OKB


Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert tha të shtunën se e ka tërhequr emrin nga konsiderata për postin e ambasadores së Kombeve të Bashkuara.

Në dhjetor, Presidenti Donald Trump njoftoi se kishte zgjedhur zonjën Nauert për të zëvendësuar Nikki Haley-n në postin që ajo e la në fund të vitit 2018.

Sipas njoftimeve të medias, zonja Nauert u tërhoq për shkak të komplikimeve lidhur me punësimin e një dadoje që ishte në Shtetet e Bashkuara ligjërisht, por një nuk lejohej ligjërisht të punonte.

Sipas gazetës The Washington Post, dadoja kishte punuar për familjen Nauert për 10 vjet dhe paguhej me para në dorë, por nuk kishte paguar taksa. Kur familja zbuloi që taksat nuk ishin paguar, sipas gazetës, ata kërkuan pagimin e tyre.

Para se të dilte lajmi për dadon, zonja Nauert falenderoi Presidentin Trump dhe Sekretarin e Shtetit Pompeo për besimin që kishin treguar ndaj saj, por shtonte se dy muajt e fundit kishin qenë të vështira për të dhe se ishte në interesin e familjes së saj që të tërhiqej nga shqyrtimi për postin.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG