Separatistët pro-rusë nxorën para medias dje ekipin me vëzhgues evropianë që kapën javën e kaluar në qytetin ukrainas të Slovianskit, ndërkohë që u intensifikuan bisedimet për të ardhmen e tyre.
Separatistët thanë se janë të gatshëm të shkëmbejnë grupin me tetë vëzhgues ushtarakë evropianë me disa prej aktivistëve pro-rusë të burgosur. Ata sollën grupin e vëzhguesve që thanë se nuk po keqtrahtoheshin, megjithatë dukeshin në ankth.
Kreu i misionit ushtarak të Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë tha edhe fjalë lavdëruese për rrëmbyesit. Koloneli gjerman Axel Schneider tha se asnjë nga pjesëtarët e misionit nuk është cënuar dhe se udhëheqësi i kryengritësve në qytet, Vyacheslav Ponomaryov, i vetë-shpallur “kryebashkiaku i popullit”, i konsideronte pjesëtarët e ekipit si miq. Por koloneli shtoi se ai dhe kolegët e tij nuk po lejohen të largohen.
Disa orë më pas, zëvendës shefi i misionit të OSBE-së në Ukrainë ende po përpiqej të siguronte lirimin e vëzhguesve.
Zëdhënësja e zotit Ponomaryov tha se negociatat po vazhdojnë dhe se kryengritësit ende këmbëngulin për shkëmbimin e të burgosurve.
Por zëdhënësja Stella Khorosheva u tërhoq vetëm pjesërisht nga pretendimi i kryengritësve se anëtarët e ekipit të OSBE-së janë spiunë. Ajo tha se ata kishin vepruar në mënyrë të dyshimtë kur ishin përpjekur të futeshin në qytet dhe kishin material dhe pajisje kompromentuese.
Grupi u rrëmbye në qytetin Sloviansk në Ukrainën lindore, pavarësisht faktit se OSBE-ja ka detyrën për të zbatuar marrëveshjet e paqes të arritura në Gjenevë nga diplomatë të lartë të Rusisë, Ukrainës, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë evropiane kanë dënuar burgosjen e grupit. Moska ka thënë se është e gatshme të ndihmojë për lirimin e vëzhguesve, por nuk e ka dënuar aktin e separatistëve.
Më parë, tre oficerë të shërbimeve ukrainase të sigurimit, të ndaluar nga separatistët, u nxorën para gazetarëve. Ata ishin të përgjakur, me sy të lidhur dhe vetëm me veshje të brendshme.
Me sa duket, kapja e ekipit të vëzhguesve ka ngadalësuar përparimin e fushatës së ushtrisë ukrainase për të neutralizuar veprimet e separatistëve të mbështetur nga Moska.
Disa pika kontrolli përtej Slovianskit dhe qytetit fqinj Kramatorsk që ishin rimarrë nga forcat ukrainase javën e kaluar, janë përsëri në duart e kryengritësve. Një grup prej tetë separatistësh të maskuar dhe të armatosur mirë ndalonin makina në rrugën drejt aeroportit të Kramatorskut, i cili përdoret si bazë nga njësitë e Forcave Speciale ukrainase.