Lidhje

Udhëheqësit botërorë bëjnë thirrje për ndryshime paqësore në Egjipt


Udhëheqësit botërorë bëjnë thirrje për ndryshime paqësore në Egjipt
Udhëheqësit botërorë bëjnë thirrje për ndryshime paqësore në Egjipt

Presidenti amerikan Barak Obama dhe udhëheqës të tjerë të botës kanë bërë thirrje për ndryshime të shpejta në Egjipt.

Presidenti Obama i bëri sot thirrje zotit Mubarak që të fillojë pa humbur kohë procesin e dorëzimit të pushtetit, por ai tha që ai duhet të largohet tani. Presidenti Obama tha se e ardhmja e Egjiptit duhet të vendoset nga populli egjiptian. Ai tha se bota po ndjek me vëmendje ngjarjet në Egjipt dhe tha se ky moment i trazirave duhet të kthehet në një moment për mundësi të reja. Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se në Egjipt do të ketë ndryshime, dhe se ky ndryshim duhet të jetë paqësor.

XS
SM
MD
LG