Një avion i Emirateve që fluturonte nga India me 300 njerëz në bord bëri një ulje të vështirë në aeroportin kryesor të Dubait, duke u përfshirë nga flakët.
Incidenti shkaktoi pezullimin e gjithë trafikut në aeroportin më të ngarkuar të Lindjes së Mesme.
Autoritetet thanë nuk pati viktima dhe të gjithë udhëtarët u evakuuan pa probleme para se avioni të merrte flakë
Udhëtarët thanë se kishin dëgjuar një zhurmë të madhe pas uljes së vështirë të avionit. Kompania e Emirateve tha se nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi uljen e vështirë të avionit.