Lidhje

Turqia liron 23 militantë të dyshuar në bazë të një ligji të ri


Turqia liron 23 militantë të dyshuar në bazë të një ligji të ri
Turqia liron 23 militantë të dyshuar në bazë të një ligji të ri

Autoritetet turke kanë liruar 23 militantë të dyshuar, përfshirë pjesëtarët e një grupi ekstrem islamist, në bazë të një ligji të ri që kufizon në 10 vjet afatin e mbajtjes në paraburgim pa gjykim.

Gjykatat në Stamboll dhe në pjesën kryesisht kurde në juglindje të Turqisë urdhëruan të martën lirimin e 18 anëtarëve të Hezbollahut turk, një organizatë sunite që ka të njëjtin emër me grupin shiit që vepron në Liban por që nuk ka lidhje formale me të. U liruan gjithashtu edhe pesë persona që thuhet se janë anëtarë të Partisë së ndaluar të Punëtorëve të Kurdistanit, një lëvizje e armatosur kurde për pavarësi.

Të gjithë të liruarit po prisnin vendimin e një gjykate të apelit.

Ligji i ri, që hyri në fuqi më 1 janar, është kritikuar nga avokatët, të cilët thonë se mund të përdoret për mbajtur të dyshuarit në paraburgim deri në 10 vjet, në vend që të shpejtojë sistemin tejet të ngadalësuar të drejtësisë turke. Por paraburgimi pa afat i të dyshuarve, pa iu shpallur dënimet prej një gjykate, ka ngacmuar prej kohësh mbrojtësit e të drejtave të njeriut, të cilët thonë se as amendamenti i kohëve të fundit i kodit penal në Turqi nuk është i mjaftueshëm.

Hezbollahu turk u ndodh në qendër të vëmendjes në vitin 2000 kur policia gjeti dhjetëra viktima në varre masive, disa prej të cilëve të varrosur për së gjalli.

XS
SM
MD
LG