Forcat turke bombarduan Sirinë e veriut të hënën, në një fushatë për të larguar milicinë kurde jashtë zonës së Afrin-it, ndërsa zyrtarët njoftuan se operacioni do të përfundojë shpejt.
Përplasjet me forcat turke në veriperëndim të Afrin-it u njoftuan edhe nga milicia kurde YPG.
Zëvendës kryeministri turk Mehmet Simsek tha se ofensiva ushtarake do të shërbejë për të zvogëluar rrezikun terrorist ndaj Turqisë.
Ankaraja e akuzon YPG-në, që kontrollon Afrinin, si të lidhur me rebelimet brenda Turqisë.
Kryeministri turk Binali Yildirim tha se objektivi i operacionit është krijimi i një kordoni sigurie prej 30 kilometrash brenda zonës së Afrinit për të mbrojtur qytetet turke nga sulmet.
Ndërkohë sot shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian Federica Mogherini tha se ishte "shumë e shqetësuar" nga ofensiva turke kundër objektivave të milicisë kurde në Siri dhe njoftoi se do të kërkojë bisedime urgjente me zyrtarët turq.
Facebook Forum