Lidhje

Zonja Trump i nënshtrohet operacionit në veshkë


Zonja e Parë Melania Trump ndodhet e shtruar në spital, pasi iu nënshtrua të hënën një operacioni në veshkë, në Qendrën Mjekësore Ushtarake Walter Reed, pranë Uashingtonit.

Procedura kaloi me sukses dhe nuk pati komplikime, por kërkonte kujdes mjekësor, tha zyra e saj, duke shtuar se fjala ishte për një gjendje beninje. Zonja Trump mund të qëndrojë aty gjatë javës.

Melania Trump, 48 vjeç, është zonja e parë amerikane prej shumë dekadash që i nënshtrohet një procedure të tillë serioze gjatë kohës në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti Trump shkroi një tweet, ku thonte se “bashkëshortja e tij ndjehej më mirë” dhe ai falenderoi njerëzit që i kishin çuar mesazhe dashamirëse, me urimin për t’u shëruar shpejt.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG