Ndërtimi ka filluar tashmë për objektet ku do të zhvillohen Lojërat Olimpike 2020 në Tokio. Sic njofton nga kryeqyteti japonez korrespondenti iZërit të Amerikës Henry Ridgwell, ka shumë ngazëllim mbi mikëpritjen e këtyre lojrave - por ka edhe disa shqetësime.
Ky është festivali i përvitshëm i shkollave sportive në Stadiumin Kombëtar të Tokios.
Për të rinjtë plot shpresë, është një ndjesi e parakohëshme e adrenalinës dhe triumfit që Lojrat Olimpike 2020 do të sjellin në qytetin e tyre.
“Dua vërtet të vij e t’i shoh. Do të ketë shumë atletë të mëdhenj nga e gjithë bota.”
Ky stadium mirërpiti Lojrat Olimpike të vitit 1964 --ndërsa ekonomia e Japonisë sapo kishte filluar lulëzimin e pas-luftës.
Dhe është ekonomia ajo që luajti një rol madhor në fitoren e së drejtës së Tokios për të mirëpritur Lojrat përsëri, thotë drejtori ekzekutiv i organizimit, Masato Mizuno.
“Qyteti i Tokios ka një fond prej $4.5 miliardë dollarësh për organizimin e lojrave.Ato janë tashmë në bankë, kështu që ne mund të ndërtojmë të gjitha godinat.”
Gjatë muajve në vazhdim, Stadiumi Kombëtar ekzistues i Tokios do të shkatërrohet plotësisht. Ai do të zëvendësohet nga një stadium i ri futurist.
Anketat tregojnë se 92 përqind e japonezëve mbështesin mikëpritjen e Lojrave në vitin 2020.Por përvec krenarisë patriotike, ka edhe disa shqetësime.
“Për të rinjtë lojrat japin shpresë dhe ëndra dhe kjo është gjë e mirë.Por në fillim isha vërtetë kundër tyre. Ne do të humbasim këto vende të gjelbra që kemi përreth. Dhe do të kushtojë miliarda për të mirëmbajtur ndërtesat.”
Shqetësimet mbi koston e Lojrave bënë aktivistët të themelojnë grupin "Hangorin" –që do të thotë"unazat anti Olimpike." Tetsuo Ogawa dhe kolegu i tij që jep emrin "Sakura," folën në emër të grupit.
“Çdo vend që ka organizuar Olimpiket, qyteti duhet të rindërtohet dhe vetëm një pjesë e vogël e popullatës përfiton nga kjo.”
“Dy vjet pas tërmetit dhe cunamit, njerëzit ende jetojnë në strehime të përkohshme.Qeveria nuk harxhon para për ta, por do të harxhojë para për Lojrat Olimpike.”
Por drejtori ekzekutiv i organizimit të lojrave Tokio 2020, Masato Mizuno thotë se të ardhurat nga Lojrat do të jenë në të mire të të gjithë Japonisë –përfshi rajonin e goditur nga cunami.
“Organizimi i Lojrave Olimpike në Tokio do të sjellë efekte të mëdha ekonomike. Drejtpërdrejt ne themi se efekti ekonomik do të jetë 30 miliardë dollarë, dhe indirekt edhe 150 mijë të tjera nëpërmjet punësimit.”
Shqetësimet mbi stabilitetin e uzinës së shkatërruar bërthamore nëFukushimarrezikuan zgjedhjen eTokios – duke bërë që kryeministri Shinzo Abe t’i drejtohej Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për të garantuar sigurinë.
Mizuno këmbëngul se Fukushima nuk do të hedh hije mbi Lojrat Olimpiketë vitit 2020.
“Qeveria apremtoi t’i zgjidhë problemet.Ne besojmë tek fjalët e kryeministrit.Gjithashtu të dhënat tregojnë se niveli i radioaktivitetit në Tokio është shumë i qëndrueshëm dhe i ulët.”
Tokio po e reklamon veten si një qytet futurist, të përshtatshëm për ethet e Lojrave. Shpresa e qytetit dhe e njerëzve të tij është që kriza nëFukushima të jetë fashitur nga titujt kryesor të gazetave deri në kohën e ceremonies së hapjes në stadiumin eri.