Lidhje

Tiranë: KQZ vazhdon numërimin e votave mes polemikave të palëve politike


Tiranë: KQZ vazhdon numërimin e votave mes polemikave të palëve politike
Tiranë: KQZ vazhdon numërimin e votave mes polemikave të palëve politike

Në Shqipëri ka vijuar edhe sot procesi i rinumërimit të fletëve për kryetarin e Bashkisë së Tiranës të hedhura në kutitë e gabuara. Debatet dhe polemikat kanë patur të njëjtat probleme të shfaqura edhe në ditët e shkuara.

Gjatë procesit të hapjes së kutive, mes palëve ka patur përplasje për çështje që lidhen me kodet e sigurisë, me mospërputhje të tyre në disa raste, apo me mungesën e këtyre kodeve në raste të tjera. Një kuti është paraqitur me mungesën e njërit prej kodeve dhe në sallën e Komisionit Qendror, përfaqësuesit socialistë, të cilët po protestonin, provuan se prej saj mund të nxirreshin materialet që ndodheshin në brendësi.

Nuk kanë munguar edhe deklaratat nga selitë e dy partive kryesore mbi procesin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Sipas socialistëve, "gjithçka që po ndodh është një farsë e turpshme e një procesi kriminal për vjedhjen e rezultatit të Tiranës," deklaroi deputeti Blendi Klosi.

Nga selia e Partisë Demokratike nuk vonoi përgjigja. Për këshilltaren demokrate Jorida Tabaku, procesi është tërësisht ligjor dhe nuk bëhet fjalë për manipulime. Përkundrazi sipas saj është kryetari socialist ai që po përpiqet të manipulojë opinionin.

Ndërkohë që janë verifikuar gati gjysma e kutive në Tiranë, diferenca mes dy kandidatëve vazhdon të luhatet më një numër të kufizuar votash.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG