Këtë vit në Tiranë do të hapet një Universitet Informatike. Iniciativa i takon grupit francez të edukimit "IONIS"', që vlerësohet si një nga grupet udhëheqës në arsimin privat në Francë, me më shumë se 20 shkolla dhe institucione arsimore në 12 qytete franceze dhe me 23,500 studentë në fushën e biznesit, marketing/komunikimit, menaxhimit, financave, IT-së, aplikacioneve dixhitale, aeronautikës, energjisë, transportit, biologjisë dhe dizajnit.
Krahas Francës, Universitetet Epitech, janë hapur edhe në Kinë, ndërsa këtë vit ata hapen në Bruksel, Berlin, Barcelonë dhe në Tiranë.
Universiteti i Informatikës në Tiranë, do mbulojë kërkesat për të studiuar në këtë degë, për studentë nga Evropa Juglindore. Për të mësuar më shumë rreth kësaj iniciative, Zëri i Amerikës bisedoi me zotin Armend Tahiraj përfaqësuesi i Epitech, për Evropën Juglindore.
Facebook Forum