Shefi i ushtrisë tajlandeze, gjenerali Prayuth Chan-Ocha po mban një takim me grupet politike rivale të vendit, një ditë pasi deklaroi gjendjen e jashtëzakonshme. Edhe anëtarë të komisionit të zgjedhjeve dhe senatit po marrin pjesë në takimin e sotëm që ka si synim gjetjen e një rrugëzgjidhjeje për krizën politike. Gjenerali Prayuth tha se gjendja e jashtëzakonshme është e nevojshme për të shmangur dhunën pasi gjykata më e lartë e vendit rrëzoi nga pushteti kryeministren Yingluck Shinawatra për abuzim pushteti. Zyrtarët e ushtrisë mohojnë të kenë organizuar një grusht shteti dhe kanë siguruar vendin se qeveria është plotësisht funksionale, duke respektuar kushtetutën.
XXX
Ekonomia e Tajlandës është në rënie ndërsa vendi është mbërthyer nga pasiguria politike. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ron Corben thotë se analistët paralajmërojnë se rritja ekonomike afatgjatë mund të jetë dëmtuar nëse nuk zgjidhet ngërçi politik.
Konflikti politik në Tailandë ka goditur ekonominë, e cila po tkurret, ndërsa konsumatorët nuk shpenzojnë dhe investimet e huaja dhe ato qeveritare kanë rënë.
Agjencia shtetërore e planifikimit, Bordi për Zhvillimin Social dhe Ekonomik Kombëtar njoftoi se ekonomia tajlandeze ra më shumë se 2 për qind në tremujorin e parë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Ekonomistja e lartë në Bankën Aziatike për Zhvillim, Luxman Attapich thotë se ngadalësimi ekonomik nuk është i papritur pas disa muaj protestash politike në zonat tregëtare të Bangkokut.
"Nuk ishte e papritur, pasi gjatë tremujorit të parë ishte kulmi i tensioneve politike, kështu që shpenzimet e brendshme dhe investimet e brendshme u zvogëluan. Ne duam të shohim që eksportet të jenë pak më mirë, të paktën të shtohen, por le të presim pjesën tjetër të vitit."
Zonja Luxman thotë se Tajlanda mund të përfitojë ndërsa ekonomia globale përmirësohet së bashku me atë të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Ajo thotë se Kina mund të shohë ngadalësimin e ekonomisë.
Tajlanda, ekonomia e dytë më e madhe në Azinë lindore, qëndron në kontrast me fqinjët e saj. Malajzia ka njoftuar rritje ekonomike prej më shumë se 6 për qind dhe Indonezia, ekonomia më e madhe e rajonit, pati një rritje prej 5 për qind.
Tajlanda nuk ka patur qëndrueshmëri politike që kur ish kryeministri Yingluck Shinawatra bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme pas protestave në rrugë kundër një programi të debatueshëm qeveritar për amensti.
Zgjedhjet e dy shkurtit më pas u anuluan nga gjykata dhe në pushtet erdhi një qeveri teknike, e cila u detyrua të largohej në fillim të muajit maj, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se ajo po abuzonte me pushtetin.
Pa një qeveri dhe parlament zyrtar për të planifikuar buxhetin, mbarëvajtja ekonomike ka ngecur. Shpenzimet qeveritare, jetësore për ekonominë, kanë rënë gati 20 përqind dhe investimet në sektorin privat gjithashtu janë ulur.
Drejtori i firmës Phatra Securities, Suphavud Saicheua thotë se parashikimi ekonomik nuk ka të ngjarë të përmirësohet me këtë ngërç politik.
"Nuk kam dyshim se ekonomia nuk do të jetë më mirë në tremujorin e dytë krahasuar me të parin. Pra as do të ketë rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto gjatë gjysmës së parë të vitit."
Komisioni i Zgjedhjeve dhe Senati kanë kërkuar të arrijnë një marrëveshje për një qeveri tranzicioni, që do të zëvendësonte qeverinë e përkoshme të drejtuar nga partia Pheu Thai, e cila kërkon zhvillimin e zgjedhjeve të reja.
Figura kryesore që mbështet këtë parti, është biznesmeni miliarder Thaksin Shinawatra, i cili jeton në megrim, për t’i shpëtuar dënimit për korrupsion.
Ndërkohë protesuesit anti-qeveritarë po i kërkojnë Senatit të emërojë një kryeministër të ri për t’i dhënë fund ndikimit të zotit Thaksin në qeveri para se të zhvillohen zgjedhjet.
Por analisti Suphavud thotë se lëvizjet për të detyruar qeverinë e përkohshme të shpërbëhet mund të çojnë në konflikte të mëtejshme politike me protesta nga përkrahësit pro-qeveritarë të njohur si Këmishë-Kuqët, duke shtuar dëmet ndaj ekonomisë.
Ekonomistët paralajmërojnë se paqëndrueshmëria e gjatë politike do të jetë një pengesë për ekonominë, megjithë shpresat për një rritje modeste të konsumit të brendshëm dhe ekonomisë globale, me dëmtime afatgjatë që mund të ndikojnë në dy apo tre vitet e ardhshme.