Sot në Këshillin e Sigurimit mbahet mbledhja e rregullt tremujore për gjendjen në Kosovë që përfshin periudhën nga tetori i vitit të kaluar deri në janar të këtij viti. Në raportin e tij Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, e ka vlerësuar vitin 2013 periudhë të përparimit thelbësor në marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Në mbledhjen e sotme marrin pjesë Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiç. Kryeministrin Thaçi e kishim në lidhje të drejtpërdrejtë nga Nju Jorku në emisionin e Zërit të Amerikës Ditari.
Zëri i Amerikës: Zoti Kryeministër, para se të flasim për mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurimit, le ta fillojmë me zhvillimet më të fundit në Kosovë në Universitetin e Prishtinës. Edhe tre anëtarë të tjerë të Këshillit Drejtues kanë dhënë dorëheqjen, pas kryetarit Muharrem Nitaj. Të katër këta anëtarë ishin emëruar nga Ministri i Arsimit. Këto veprime janë pasojë e trysnisë së protestave disaditëshe. Cili është mendimi juaj?
Kryeministri Hashim Thaçi: Zhvillimet e fundit që kanë ndodhur si reflektim i atyre që janë shikuar nga afër prej institucioneve të vendit, prej debateve në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Në të njejtën kohë dëshiroj të theksoj se ministria e Arsimit ka përcjellë nga afër zhvillimet në Universitetin e Prishtinës dhe në të gjitha debatet që kemi zhvilluar në kuvend, unë kam ftuar që ta ruajmë Universitetin e Prishtinës nga ndikimet politike, nga presionet e panevojshme dhe të merren vendimet që u përkasin vetëm universitetit që të mos ndikohet nga politika. Sidoqoftë, zhvillimet kanë qënë ato që kemi parë dhe tani kemi një lëvizje të re me angazhimet e ministrisë së Arsimi, janë tani institucionet e përkohëshme që mendoj se do të shkojnë drejt zgjedhjeve të lira brenda Universitetit të Prishtinës, prandaj duhen kuptuar këto rrethana në një situatë të re që do të jetë në përputhshmëri me ruajtjen e autonomisë së Universitetit të Prishtinës. Por duhet kuptuar se që nga viti 1990 e deri tani Universiteti i Prishtinës ka qënë nën ndikime të ndryshme, ndikime këto që kanë ardhur edhe nga njerëzit që kanë bërë zhurmë për autonominë e Universitetit që vetë janë të graduar me tituj të konfirmuar me plagjiaturë, duke shkuar në nivelin e akademikut. E mira do të ishte të verifikohen të gjithë titujt akademikë, duke filluar që nga viti 1990, veçanërisht që njerëzve që janë marrë me politikë, merren me politikë dhe vazhdimisht bëjnë trysni në Universitetin e Prishtinës. Unë besoj që Kuvendi i Kosovës do ta aprovojë këtë kërkesë, në mënyrë që secili të kalojë nëpër një procedurë dhe në një proces krejt normal të verifikimit të titujve shkencorë, sepse kemi patur raste shumë ekstreme që në të vërtetë e kanë degraduar dhe shëmtuar perspektivën e Universitetit të Prishtinës. Por unë kam besim të plotë në botën akademike, tek studentët se do të ecin përpara dhe Universiteti i Prishtinës do të fuqizohet dhe më tepër.
Zëri i Amerikës: Kalojmë tek debati i sotëm në Këshillin e Sigurimit që zhvillohet në bazë të raportit të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Si e vlerësoni ju këtë raport?
Kryeministri Hashim Thaçi: Mendoj se raporti që është prezantuar edhe në diskutimet tona sot paraqesin realitetin në Kosovë, progresin në Republikën e Kosovës, sidomos pas zgjedhjev lokale në fund të vitit 2013 dhe tani në fillim të vitit 2014, zgjedhje këto që janë vlerësuar nga të gjithë si zgjedhje të lira dhe demokratike, me standardet më të larta ndërkombëtare, për herë të parë të organizuara në veri të Kosovës. Tani kemi formimin e katër asambleve atje, tri kryetarë janë zgjedhur, njeri pritet të konfirmohet përsëri më 23 shkruar. Janë zgjedhjet e para të lira të organizuara sipas ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës edhe në veri. Nga ana tjetër ne do të prezantojmë edhe arritjet e njohjeve për Republikën e Kosovës, tani kemi 105 njohje, kemi një rifuqizim të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës. Do të vazhdojmë me paraqitjen e arritjeve ekonomike, me rritjen prej 4 përqind, me veprimtarinë ekonomike që është në përputhshmëri të plotë me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Do të prezantojmë edhe arritjet në reformat demokratike që kemi bërë për sa i përket perspektivës euroatlantike, veçanërisht reformat në politikë, në legjislacion, në ekonomi dhe do të prezantoj qëllimin dhe vizionin e perspektivës për integrimin e Kosovës në NATO dhe në Bashkimin Evropian, si dhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Zëri i Amerikës: Pas mbledhjes se Këshillit të Sigurimit ju shkoni në Bruksel për të vazhduar bisedimet me Serbinë, ku muajin që vjen mbahen zgjedhjet e përgjithshme. Çfarë vendi do të zënë këto zgjedhje në procesin e bisedimeve?
Kryeministri Hashim Thaçi: Dialogu gjithashtu do të jetë edhe pjesë e prezantimit tonë në Këshillin e Sigurimit sot, pasi ky është një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm, do të vazhdohet në Bruksel, ku do të diskutohet për sistemin e drejtësisë që do të jetë në përputhje të plotë me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Ajo që dua të them është se deri tani kanë vazhduar me dinamikë implementimi i marrëveshjeve të arritura në prill 2013, veçanërisht lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallrave, kemi instaluar sistemin doganor, kemi instaluar edhe sitemin e IBM-it dhe në të njejtën kohë, njerëzit nga komuniteti sërb janë duke u integruar në policinë e Kosovës. Mendoj se kjo është një arritje jashtëzakonisht e madhe dhe shpresoj dhe besoj se edhe më 12 të këtij muaji, prapë në Bruksel do të arrijmë marrëveshjen për sistemin e drejtësisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Zëri i Amerikës: Zgjedhjet e Serbisë çfarë roli do të kenë në këtë raund bisedimesh?
Zëri i Amerikës: Zgjedhjet në Serbi janë zgjedhje të jashtëzakonëshme. Unë besoj se nuk do të ndalet trendi dhe ritmi i dialogut mes shtetit të Kosovës dhe Sërbisë. Edhe ne në Kosovë kemi mbajtur zgjedhjet lokale, por ky proces nuk është ndalur, pra ai i dialogut. Tani kemi edhe konfirmimet dhe premtimin e zyrtarëve serbë, që do të jenë pjesë e dialogut, pavarësisht nga fushata elektorale. Kështu besoj që ky proces do të vazhdojë me ritmin e planifikuar nga baronesha Ashton, pra nga Bashkimi Evropian.
Zëri i Amerikës: Zoti Kryeministër, disa here krijohet përshtypja se duke u përqendruar tek bisedimet Kosovë-Serbi, lihen në hije probleme reale të brendshme në Kosovë si ekonomia, papunësia, lufta kundër korrupsionit dhe sistemi i drejtësisë. Cili është mendimi juaj për këtë? A duhet përqendruar më shumë tek këto probleme?
Kryeministri Hashim Thaçi: Dialogu mes shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë është një segment i angazhimeve tona. Ne vazhdojmë që të jemi të fokusuar në qeverisjen e vendit. Ritheksoj se kemi trendin e rritjes prej 4% në ekonomi, do të vazhdojmë me reformat e nevojshme dhe të domosdoshme, jemi duke bërë një luftë të pakompromis kundër korrupsionit, krimit të organizuar, trafiqeve dhe dukurive të tjera negative. Jemi duke vazhduar me procesin integrues Evropian, janë bërë hapa të rëndësishme dhe janë implementuar kriteret për liberalizimin e vizave, gjithçka që ajo varet prej Kosovës. Ka filluar procesi i stabilizim-asociimit në mënyrë të koordinuar me komisionin evropian. Ndërsa në të njejtën kohë jemi duke punuar për reformën elektorale që të përgatitemi për zgjedhjet e përgjithëshme që do të ndodhin gjatë këtij viti. Kështu që unë mendoj që është një angazhim i gjithanshëm i lëvizjen graduale përpara në të gjitha sferat, por natyrisht gjithmonë ka hapërisë për të bërë më tepër.
Zëri i Amerikës: Zoti Kryeministër, Beogradi synon të organizojë zgjedhjet e tij edhe në zonat me shumicë serbe në Kosovë. A do ta lejoni ju një gjë të tillë siç keni bërë edhe në të kaluarën?
Kryeministri Hashim Thaçi: Edhe tani, ashtu si në të kaluarën Beogradi nuk mund të organizojë zgjedhje në Kosovë. Qytetarët e Kosovës e kanë të drejtën e tyre të dyshtetësisë, mund të marrin pjesë të votojnë në një proces elektoral, kështu që zgjedhje mund të organizohen nga një mekanizëm ndërkombëtar ose BE-ja, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e Kosovës, pra do të respektohet kushtetuta dhe ligjet e Kosovës mbi të drejtën e dy shtetësisë, por jo organizimi i zgjedhjeve nga Beogradi në Kosovë.