Në Rusi po ndërtohet një tempull i veçantë për të gjitha llojet e feve. Në majën e ndërtesës janë vendosur simbolet e të gjitha feve, përfshirë të të krishterëve ortodoksë, budizimit, judaizmit dhe islamit. Tempulli është ide e një personi që thotë se ka takuar Jezu Krishtin.
Me të drejtë, ky quhet "Tempulli i të gjitha feve" - ai është xhami, kishë ortodokse, sinangogë e më tepër, të gjitha të kombinuara nën një çati. Tempulli, që synon të promovojë mirëkuptimin ndërfetar, ndodhet në qytetin e Kazanit, 800 kilometra në jugperëndnim të Moskës.
Puna për ndërtimin e tempullit fillloi në vitin 1992, pasi një arkitekt lokal, gjithashtu filantropist dhe me afësi shëruese, i quajtur Ildar Khanov, tha se kishte shkuar ta takonte Jezu Krishti. Khanov vdiq në vitin 2013 dhe vëllai i tij, Ilgiz, ka marrë përsipër detyrën për ta përfunduar ndërtesën.
"Jezu Krishti iu shfaq vëllait tim dhe i tha të fillojë gërmimin e bazës së tempullit. Vëllai i tha se nuk kishte para ta bënte këtë. Por Krishti i tha që ta fillonte punën dhe do të shihte ç'do të ndodhte; rezultati është ky tempull", - thotë Ilgis Kahnov.
Struktura reflekton stilet arkitekturore të feve të ndryshme dhe përfshin besime që nuk praktikohen më, si ato të Egjiptit të lashtë, thotë menaxheri i tempullit, Farid Khairillin.
"Njerëzit vijnë këtu, sepse është vend i pazakontë. Nuk ekziston një tempull tjetër si ky në botë,"- thotë Farid.
Donacionet nga vizitorët ndihmojnë për financimin e projektit. Ky vizitor është nga Indonezia, vendi me popullsinë më të madhe myslimane në botë.
"Nuk kemi pse të ndjehemi ndryshe nga njëri tjetri, në se i përkasim feve të ndryshme. Ky vend më tregoi se duhet ta tolerojmë njëri tjetrin."- thotë vizitori nga Indonezia.
Nadezhda Yusupova vizitoi dhomën e Budizmit.
"Këtu ka një energji që të qetëson dhe të lumturon. Njerëzit vijnë këtu për të marrë energji pozitive dhe për ta çuar gëzimin në shtëpitë e tyre, madje edhe për të përmirësuar jetën,"- thotë ajo.
Tempulli nuk është projektuar për t'u përdorur për shërbime fetare, por siç e përshkruan atë krijuesi i tij, për të shërbyer si tempull i kulturës dhe i së vërtetës.
Facebook Forum