Lidhje

Shqipëria, Italia, Greqia gati marrëveshja për Tap


Nënshkrimi për projektin e gazsjellësit pritet të bëhet pasnesër në Nju Jork nga ministrat e jashtëm të tre vendeve. Qeveria shqiptare miraton në parim tekstin e marrëveshjes

Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë pritet të nënshkruajnë pasnesër në Nju Jork, ku ndodhen për të ndjekur punimet e asamblese së Kombeve të Bashkuara, marrëveshjen e përbashkët për projektin e gazsjellësit Transadriatik

Marrëveshja është pjesë e procedurave që konsorciumi Ii cili drejton projektin e gazjesllësit duhet të plotësojë në garën për të drejtën e shfrytëzimit të gazit nga fusha e Shah Denizit në Azerbajxhan.

Po sot qeveria shqiptare nga ana e saj e miratoi këtë marrëveshje në parim. Kryeministri Sali Berisha e cilësoi projektin si një nga më të mëdhenjtë në rajon duke deklaruar se Shqipëria do të ketë shumë përfitime. Sipas tij Shqipëria nuk do të jetë vetëm një vend transit, por falë depozitave natyrore ajo mund të kthehet në një pikë shpërndarjeje për gazin jo vetëm drejt Italisë por edhe drejt Ballkanit verior. Zoti Berisha tha se nga ana tjetër Shqipëria mund të ndërtojë edhe rrjetin e saj të gazit në të gjithë vendin apo të shfrytëzojë gazsjellësin për furnizimin e termocentraleve me gas.

Krahas gazjellësit Tap në garë është edhe projekti tjetër alternativ Nabucco i cili parashikon kalimin nga Turqia me destinacion fundor Austrinë.
XS
SM
MD
LG