Lidhje

Surroi: Nenet e Kodit Penal, të kohës së Millosheviçit


Duke reaguar lidhur me refuzimin e parlamentit të Kosovës për ndryshimet në Kodin Penal, publicisti i njohur Veton Surroi tha se nenet që kanë të bëjnë me lirinë e medias e kanë origjinën në kohën e Milosheviçit.

Ky është një shembull i zaptimit të shtetit, tha zoti Surroi apo i legjitimimit të zaptimit të shtetit nga ana e një parlamenti jo përgjegjës, një parlamenti i cili tregon në masë të madhe një tendencë të shkeljeve të lirive dhe të drejtave të njeriut.



Zoti Surroi përshëndeti ofertën e zëvendëskryeministrit Kuçi për dorëheqje si një akt moral.

Zoti Surroi shtoi megjithatë se do të ishte mirë që nga ministria e drejtësisë të mos kishte dalë një draft i tillë që ishte fillesa e këtij ligji të debatueshëm.

Zoti Surroi komenton edhe për çështjen e Veriut të Kosovës, marrëdhëniet Serbi-Kosovë pas zgjedhjeve të fundit në Serbi si dhe për të ardhmen e Kosovës në Bashkimin Evropian
XS
SM
MD
LG