Lidhje

Stuhia dimërore në SHBA drejt lindjes


Stuhia dimërore në SHBA drejt lindjes
Stuhia dimërore në SHBA drejt lindjes

Një stuhi dimërore që goditi pjesën qendrore të Shteteve të Bashkuara po zhvendoset në Lindje, pasi shkaktoi një të ftohtë të hidhur dhe reshje të dendura dëbore që bllokoi trafikun, pengoi mijëra pasagjerë avionësh dhe detyroi mbylljen e shkollave.

Shërbimi Kombëtar i Motit nxorri sot një paralajmërim për një stuhi masive dëbore në pjesë të shtetit të Miçiganit, ku priten erëra të forta dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Deri dje në mbrëmje, koha e keqe detyroi anullimin e afro 1 mijë e 400 fluturimeve në aeroportin O’Hare të Çikagos. Autostradat kryesore u mbyllën në pesë shtete: Ilinoi, Ajua. Miçigan, Minesota dhe Uiskonsi.

Ndërkohë, pjesa veriperëndimore e Shteteve të Bashkuara po përballet me reshje të mëdha shiu.

XS
SM
MD
LG