Në Tiranë, greva e urisë e një grupi ish të përndjekurish politikë të diktaturës komuniste hyri në ditën e 19. Përfaqësues të grevistëve zhvilluan sot një takim me presidentin Bujar Nishani, dhe diskutuan mbi kërkesat e grevës dhe vështirësitë e kësaj shtrese sociale.