Aktorja e filmave pornografikë Stormy Daniels u arrestua të enjten herët në mëngjes në një klub striptizmi në shtetin verilindor të Ohajos.
Avokati i zonjës Daniels tha se kërcimtarja ekzotike akuzohet se i ka lënë klientët ta prekin, në kundërshtim me ligjin e shtetit të Ohajos. Avokati Michael Avenatti i tha agjencisë Associated Press se disa klientë e prekën atë në mënyrë jo-seksuale.
Zonja Daniels, emri zyrtar i së cilës është Stephanie Clifford ndodhet në paraburgim dhe pritet të përballet me akuzën për shkelje të ligjit.
Zonja Daniels fitoi famë në fillim të këtij viti kur ajo tha se kishte patur një marrëdhënie seksuale me Presidentin Donald Trump në 2006 kur ai ishte i martuar, gjë që zoti Trump e ka mohuar.
Ajo e ka hedhur në gjyq presidentin Trump dhe ish-avokatin e tij Michael Cohen, dhe ka kërkuar zhvlerësimin e një marrëveshjeje për mos dhënie informacionesh, të cilën ajo e nënshkroi disa ditë para zgjedhjeve presidenciale të 2016-ës.
Facebook Forum