Lidhje

Steinberg: “Duhet respektuar kushtetuta dhe shteti i së drejtës, institucionet e pavarura dhe procesi zgjedhor”


Steinberg: “Duhet respektuar kushtetuta dhe shteti i së drejtës, institucionet e pavarura dhe procesi zgjedhor”
Steinberg: “Duhet respektuar kushtetuta dhe shteti i së drejtës, institucionet e pavarura dhe procesi zgjedhor”

Në Shqipëri nënsekretari amerikan i shtetit James Steinberg tha se të gjithë “duhet të respektojnë kushtetutën dhe shtetin e së drejtës, institucionet e pavarura dhe procesin zgjedhor”.

Ai i bëri këto komente në përfundim të takimeve të tij në Tiranë ku ai diskutoi me autoritetet më të lartë shtetërore dhe politike të vendit mbi krizën e tejzgjatur e të thelluar më tej pas ngjarjeve dramatike të 21 janarit.

“Eshtë shumë e rëndësishme që mbi këto ngjarje të kryhet një hetim tërësor e gjithëpërfshirës”, theksoi numri dy i diplomacisë amerikane, i cili pati dhe një takim me kryeprokuroren Ina Rama. Një takim i cili është lexuar si një sinjal i qartë mbështetjeje për këtë institucion, i cili ka qenë objekt akuzash të përsëritura nga shumica e djathtë në pushtet.

“Mjetet kushtetuese në dispozicion i japin të drejtën Prokurorisë që të kryejë këto hetime dhe ne presim që ato të jenë të plota. Unë vlerësova faktin që Prokurorja e përgjithshme është e përkushtuar për një hetim të paanshëm e të plotë”.

Nënsekretari Steinberg nuk dha hollësi mbi bisedimet e tij me udhëheqësit shqiptarë dhe mundësitë e një zgjidhjeje.

“Ata duhet të udhëhiqen nga disa parime, mes të cilave edhe ai për zgjedhje të ahpura e të drejta që t’u japin mundësi shqiptarëve të zgjedhin mes opsioneve më të mira që u ofrohen. Ajo që është e rëndësishme – vazhdoi ai – është të shohim se cfarë udhëheqësit tuaj do të bëjnë në ditët në vijim”.

Gjate paradites së sotme ai u takua në Tiranë me presidentin Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e Partisë socialiste Edi Rama

XS
SM
MD
LG