Artikuj në publikime shkencore po paralajmërojnë për të ashtuquajturën ‘tharje të trurit’ në Spanjë si rezultat i shkurtimeve qeveritare të programeve kërkimore dhe atyre të zhvillimit. Caroline Arbour njofton se studiuesit spanjollë thonë se përballen me një të ardhme të pasigurtë.
Në fund të nëntorit, Bashkimi Evropian do të zhvillojë bisedime mbi buxhetin për periudhën 2014-2020. Në një letër të hapur të publikuar të martën, 47 fitues të çmimit Nobel të Paqes dhe të Medaljeve Profesioniste u bënë thirrje vendeve të BE-së që të mos braktisin angazhimet e tyre financiare për programet kërkimore dhe ato të zhvillimit.
Para 12 vjetësh, vendet anëtare të BE-së caktuan një objektiv për t’u përkushtuar këtyre programeve 3 për qind të prodhimit të përgjithshëm kombëtar. Sipas Komisionit Evropian, këto vende kanë bërë shumë pak përparim. Si pasojë e krizës ekonomike, shkenca është goditur rendë në Greqi dhe veçanërisht në Spanjë. Matematicieni Carlos Andradas Heranz i Universitetit Complutense të Madridit, është president i Konfederatës së Shoqatave Shkencore të Spanjës.
“Kufizimet buxhetore po rrezikojnë të gjithë sistemin, veçanërisht sistemin publik. Ekzistojnë kushte thuajse të pamundura për të mbijetuar”.
Komisioni Evropian njofton se Spanja bëri përpjekje gjatë dekadës së fundit për të përmbushur objektivin, por që prej vitit 2009 qeveria ka shkurtuar me më shumë se 35 për qind buxhetin për programet kërkimore dhe novatore.
Zoti Andradas thotë se miliarda euro të ndara nga Madridi për hua të ndryshme nuk janë shpenzuar sepse institucionet publike nuk lejohen të aplikojnë për këto fonde si pasojë e recesionit, madje kompanitë private nuk i shikojnë të favorshme kushtet e huave.
Këtë vit do të ketë më pak vende në programin Ramón y Cajal, i cili siguron kontrata 5-vjeçare për aplikantët më të mire me doktoratë. Për ata individë në këtë program, e ardhmja është e zymtë, thotë astrofizikanti, Amaya Moro-Martín, anëtar i programit Ramón y Cajal.
“Këta njerëz, pasi shpenzojnë 5 vjet në këtë program, thjeshtë largohen, madje kemi pasur kolegë që kanë vendosur të largohen, kolegë me dijeni të shumta, që I kanë demonstruar në publikime si revista Natyra dhe Shkenca”.
Problemi është se në qendrat kërkimore nuk po hapen pozita të reja dhe shkencëtarët, që dalin në pension, nuk zëvëndësohen.
“Ka gjithashtu njerëz, të cilëve u është ofruar të punojnë në këto programe dhe ata nuk i kanë pranuar ofertat. Para pak vjetësh kjo as që ndodhte sepse pjesëmarrja në këto programme ishte diçka shumë e mire, por tani atop o humbasin kredibilitetin”, shton zoti Moro-Martín.
Në revistën Shkenca, Federata e Hetuesve të Rinj paralajmëron për një eksod dhe recista mjeksore The Lancet shkruante se “me sa duket nuk ka shpresë për shkencën në Spanjë”. Carlos Andradas Heranz thotë se investimet dhe novacionet janë shumë të rëndësishme.
“Nëse bota ka nxjerrë ndonjë mësim nga kjo krizë është se në fakt vendet që kanë investuar më shumë në programet kërkimore dhe ato të zhvillimit po shikojnë kthimin e tyre, të cilët janë në positë më të mirë”.
Sekretari spanjoll i Shkencave tha për revistën Nature se qeveria e shikon shkencën, teknologjinë dhe kërkimet si një përparësi, por përballë presioneve të pashembullta ekonomike, shkurtimet janë të pashmangshme.