Qindra protestues mbushën rrugët e Madridit në orët e para të mëngjesit të sotëm, të përfshirë nga zemërimi për masat e reja shtrënguese që parashikojnë shkurtime pagash dhe rritje taksash. Masat janë miratuar me synimin për të reduktuar deficitin buxhetor, por mund ta rrisin më tepër peshën e krizës mbi popullatën, në një kohë që papunësia në vend përllogaritet në 25 për qind.
Demonstratat filluan që dje, me thirrjet para selisë së Partisë së Popullit të kryeministrit Mariano Rajoy dhe më pas tek zyrat e Parisë Socialiste të Punëtorëve, ku pati edhe përleshje me policinë.
Alejandro Sanchez, me profesion ekonomist, thotë se protestuesit janë këtë radhë më të revoltuar se vjet, pasi gjendja ka ardhur duke u keqësuar.
“Është e vërtetë që njerëzit janë tepër të revoltuar dhe që demonstratat mund të marrin nota të dhunshme. Problemi qëndron në faktin që njerëzit janë velur nga kjo situatë. Nuk është më si një vit më parë, kur zhvillonim demonstrata paqësore. Këtë radhë është ndryshe. Dje njerëzit u ndjenë tepër të ofenduar nga zhvillimet në Kongres”.
Spanja është nën presion për të balancuar buxhetin. Por, pas miratimit të paketës së reformave, qeveria konservatore është ndeshur me kritika në rritje lidhur me ndikimin që shkurtimet do të kenë mbi klasën e ulët dhe të mesme.
Taksa mbi vlerën e shtuar parashikohet të rritet, gjë që ka zgjuar kritika se mund të ngadalësojë konsumin dhe të thellojë më tej krizën. Kjo masë hyn në fuqi më 1 shtator, ndërsa reformat e tjera do të hyjnë në fuqi gradualisht gjatë këtij viti. Një ndër to është rritja e moshës së pensionit nga 65 në 67 vjeç.
Synimi i paketës është të shkurtojë buxhetin me 65 miliardë eruo deri në vitin 2015, shkurtimi më i madh buxhetor në historinë moderne të Spanjës.
Punonjësit e sektorit publik, rrogat e të cilëve pritet të shkurtohen 5 për qind, janë ndër protestuesit më të zëshëm.
Paketa e shkurtimeve parashikon ulje pagash edhe për kryeministrin, kabinetin e tij dhe pagat e ligjvënësve.