Përfaqësuesit e Presidentit të Sudanit Jugut Salva Kiir dhe udhëheqësi i rebelëve Riek Machar, po nisin bisedimet e paqes në Etiopi në një përpjekje për t'i dhënë fund luftës civile në të cilën janë vrarë më shumë se 1 mijë njerëz. Siç shpjegon korrepondentja e Zërit të Amerikës Pam Dockins, ky do të jetë takimi i parë midis të dy palëve që nga fillimi i konfliktit në mes të dhjetorit.
Ministri i Jashtëm i Sudanit të Jugut, Baranaba Marial Benjamin, thotë se qeveria është e gatshme për të negociuar.
Ai e vuri në pikëpyetje angazhimin e opozitës në këto bisedime.
"Ne jemi për dialog pa kushte. Pala tjetër është ajo që ka vënë kushte."
Më parë, qeveria kishte refuzuar një prej kushteve të ish- nënpresidentit Riek Machar për bisedime, lirimin e aleatëve të tij politikë, të cilët u burgosën disa ditë para fillimit të krizës.
Një delegat i zotit Machar, Hussein Mar Nyuot, përsëri bëri thirrje për lirimin e tyre.
"U bëjmë thirrje Presidentit Kiir, komunitetit ndërkombëtar dhe Autoritetit Ndër-Qeveritar për Zhvillim, IGAD për lirimin e këtyre të burgosurve."
Bisedimet janë duke u zhvilluar ndërkohë që luftimet vazhdojnë në Sudanin e Jugut.
Dhuna shpërtheu në mes të dhjetorit. Presidenti Kiir akuzoi ish nënpresidentin Machar për përpjekje për grusht shtet, një akuzë që zoti Machar e ka mohuar.
Ish nënpresidenti Machar e ka quajtur presidentin Kiir një diktator i cili po përpiqet të heshtë kritikët e tij brenda partisë në pushtet.
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Sudanin e Jugut, Donald Booth thotë se bisedimet në Etiopi janë një hap i mirë i parë drejt zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.
"Një hap shumë i rëndësishëm drejt ndërprerjes së armiqësive dhe fillimit të negociatave për të zgjidhur mosmarrëveshjet politike që kanë shkaktuar fillimin e dhunës në dy javët e fundit në Sudanin e Jugut."
Dhuna mes dy palëve ka detyruar zhvendosjen e dhjetra mijëra njerëzve.
Shumë refugjatë të cilët kanë ikur nga luftimet në qytetin e Borit kanë përfunduar në Awerial.
David Nash i organizatës Mjekët Pa Kufijë i tha Zërit të Amerikës se ky fshat nuk ka objekte të mjaftueshme për të përballuar numër të madh njerëzish.
"Njerëzit nuk kanë ujë të pijshëm, nuk kanë kushte të duhura higjieno-sanitare dhe të gjithë janë duke u strehuar nën pemë. Burimi i vetëm i ujit është lumi Nil. Ata po përdorin ujin e Nilit për çdo gjë, për pastrim dhe si burim të ujit të pijshëm."
Ai thotë se shumë prej refugjatëve në këtë fshat janë gra dhe fëmijë që kanë ikur nga shtëpitë e tyre me çdo gjë që mund të sillnin me vete.