Lidhje

Sondazh për udhëtimin pa viza të shtetasve shqiptarë


Sondazh për udhëtimin pa viza të shtetasve shqiptarë
Sondazh për udhëtimin pa viza të shtetasve shqiptarë

Instituti EUNACAL publikoi sot në Tiranë një sondazh mbi prirjet e qytetarëve shqiptarë për udhëtimet pas viza në zonën Shengen. Studimi përfshiu rreth 2 mijë 500 persona të moshave, profesioneve dhe gjeografive të ndryshme, nga doli se numri i udhëtarëve shqiptarë do të dyfishohet me heqjen e vizave afatshkurtra, dhe se gjysma e tyre do të udhëtojnë për herë të parë në zonën Shengen.

Përfaqësuesi i Institutit EUNACAL, Alban Nelaj, thotë se rreth 90 për qind e personave të intervistuar mendojnë se anëtarësimi i Shqipërisë në BE është diçka pozitive, dhe se afro gjysma e tyre janë të pakënaqur nga ritmi i deritanishëm i procesit të anëtarësimit.

“Të rinjtë e grupmoshës 18 – 29 vjeç rezultojnë të jenë më të painformuarit mbi rregullat e udhëtimit & qëndrimit afatshkurtër pa viza. Banorët e zonave rurale janë më të painformuar mbi rregullat e udhëtimit & qëndrimit afatshkurtër pa viza” - tha zoti Nelaj.
Por cilat janë arësyet kryesore të udhëtimit të shqiptarëve tani që u hoqën viazat afatshkurtra. Të paktën në fazën e parë - sipas zotit Nelaj, - ata mendojnë për udhëtime familjare e turistike. “44 % e tyre do udhëtojnë për të takuar të afërmit, 34 % për turizëm, 9 % për biznes, 8 % per studime dhe 4 % për të kërkuar punë.

Ekziston një prirje e lehtë e të rinjve shqiptarë për të udhëtuar drejt vendeve të BE për të kërkuar punë dhe një prirje e fortë për t’u larguar nga Shqipëria në rast të sigurimit të punës në një nga vendet e BE. Kjo është më e theksuar për të rinjtë e zonave rurale” - tha zoti Nelaj.

Studimi zbuloi se shumica e shqiptarëve e shohin anëtarësimin në BE si një mënyrë që do të përmirësojë jetesën në Shqipëri dhe jo si një mundësi për shqiptarët që të largohen nga Shqipëria për të jetuar e punuar në një vend tjetër të BE. Qytetarët shqiptarë presin që qysh nga 15 dhjetori të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen, por europianët paralajmëruan se regjimi i vizave mund të rikthehet, nëse këta udhëtarë do të abuzojnë sistematikisht duke kërkuar punë dhe azil politik.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG