Lidhje

Siguria kombëtare në SHBA një dekadë mbas sulmeve të 11 shtatorit


Siguria kombëtare në SHBA një dekadë mbas sulmeve të 11 shtatorit
Siguria kombëtare në SHBA një dekadë mbas sulmeve të 11 shtatorit

Sulmet terroriste të 11 shtatorit ndryshuan Amerikën përgjithmonë, duke pasur një ndikim të thellë në jetën e përditshme, në qeveri dhe në sektorin privat.

Dëmi ekonomik nga sulmet ishte i rëndë, madje shuma të mëdha parash të taksapaguesve janë shpenzuar për ta mbajtur Amerikën të sigurtë.

Ekspertët thonë se ndërsa një sulm shkatërrimtar si ai i 11 shtatorit 2001 ka pak të ngjarë të ndodh sërish, kërcënimi tani është më kompleks dhe i ndryshëm se në çdo kohë tjetër gjatë dekadës së fundit.

Në pjesën e parë të seancave dëgjimore të Kongresit amerikan për të rishqyrtuar përgjigjen ndaj sulmeve, ish kryetari i komisionit të 11 shtatorit Thomas Kean tha se ka të ngjarë të ketë sulme terroriste në të ardhme.

“Al Qaida dhe aleatët e tyre vazhdojnë të kenë qëllimin dhe shtrirjen për të vrarë dhjetra ose edhe qindra amerikanë dhe ta bëjnë këtë në një sulm të vetëm. Ekziston një rrezik i madh për sulme të tilla, por ne besojmë se ato do të jenë më të vogla”.- tha ai

Në dekadën e kaluar, Shtetet e Bashkuara kanë përmirësuar gjerësisht sigurinë nëpër aeroporte dhe porte, dhe kufijtë kombëtarë po ruhen me më shumë agjentë që përdorin teknologjinë e re.

Më shumë se 20 agjenci qeveritare të ndryshme përgjegjëse për ndërhyrjen në rast fatkeqësish janë përfshirë në Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe një Qendër Kombëtare Kundër Terrorizmit është krijuar për të mbrojtur, parandaluar dhe ndërprerë aktivitetin terrorist.

Adminstrata Obama ka filluar një nismë të madhe për të siguruar materialet bërthamore, një lëvizje për të cilën ish zëvendës kryetarin e Komisonit të 11 shtatorit, Lee Hamilton, tha se duhet të jetë përparësia kryesore e vendit.

“Zotërimi i materialeve bërthamore dhe aftësia për t’i përdorur ato dhe për t’i hedhur në erë, është shumë më i madh se ç’mendohet nga njerëzit në përgjithësi”.- tha ai

Ish udhëheqës të Komisonit për 11 shtatorin thonë se Shtete e Bashkuara janë më të përgatitura për të parandaluar sulme si ato në Pentagon dhe në Qendrën Botërore të Tregtisë në New York, megjithatë ka ende boshllëqe në sigurinë e Amerikës që kërkojnë vëmendje të menjëhershme.

XS
SM
MD
LG