Lidhje

Si ta gjejmë lajmin e besueshëm në epokën e dezinformimit?


Përhapja e dezinformimit e ka bërë shumë më të vështirë kërkimin e lajmeve të besueshme.

Por kompanitë e teknologjisë po përpiqen të identifikojnë subjektivizmin në media për t’i ndihmuar lexuesit të dallojnë lajmet e vërteta nga ato të rreme.

Midis Google, Facebook, Twitter dhe mënyrave të tjera me të cilat amerikanët i marrin lajmet në internet, shumë njerëz përjetojnë mbingarkesë informacioni tani që po afrojnë zgjedhjet.

Lufta ndaj lajmeve të rreme
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:16 0:00

Por disa informacione jo patjetër janë të sakta dhe të vërteta.

"Tetë në çdo 10 amerikanë janë të shqetësuar se dezinformimi do të luajë rol në rezultatin e zgjedhjeve," thotë John Sands i Fondacionit Knight.

Por, a janë në gjendje shumica e amerikanëve të zbulojnë dezinformimin?

“Ne shpresojmë që konsumatori i lajmeve të kuptojë vetë nëse një lajm është ose jo i vërtetë,” thotë Harleen Kaur e organizatës Ground News.

Kjo është arsyeja pse ajo dhe një koleg i saj themeluan këtë organizatë që ajo thotë se është platforma e parë në botë për krahasimin e lajmeve.

“Për shembull, nëse del një lajm rreth zgjedhjeve, ne ju tregojmë si e mbulojnë atë lajm mediat, nga e majta e skajshme tek e djathta e skajshme dhe njerëzit mund të bëjnë krahasimin,” thotë zonja Kaur.

“Me një klikim të vetëm, mund të kuptoni se cilat janë variantet e tjera me të cilat jepet ai lajm”, thotë ajo.

“Ne të gjithë jemi subjektivë në ato që dimë, për shkak të përvojës sonë të jetës,” thotë John Gable, bashkëthemelues i faqes AllSides.com, që vlerëson subjektivitetin në media dhe identifikon se kush qëndron majtas, djathtas dhe në qendër sa i përket qëndrimit që mban ndaj një ngjarjeje politike.

“Ne ju japim vështrimet e ndryshme. Pra, tre rezultatet e para të çdo kërkimi ju japin tre këndvështrime të ndryshme për të njëjtën temë," thotë zoti Gable.

Studiues si Sameer Patil i Universitetit të Indianës kanë zbuluar se nëse e orienton sado pak lexuesin, kjo mund të ndihmojë në uljen e dezinformimit.

“Nuk ka nevojë për shumë fjalë, thjesht ta kujtosh lexuesin duke i thënë: ky lajm mund të jetë i diskutueshëm, ndoshta duhet të thelloheni pak,” thotë zoti Patil.

"Këto pak fjalë veprojnë si një kujtesë dhe e ulin dëshirën e njerëzve për ta ndarë atë lajm me të tjerët,” thotë ai.

Leximi i lajmeve kërkon pa dyshim një dozë skepticizmi.

“Thjesht duhet të pyesim veten: A mund të jetë ky lajm i vërtetë? Një reflektim i shkurtër mund të jetë i dobishëm,” thotë Patil.

Tani që zgjedhjet po afrojnë, por edhe pas tyre, kjo është ndoshta një mënyrë për të ndarë lajmet e vërteta nga ato të rreme.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG