Lidhje

Shtyhet për në dhjetor procesi gjyqësor kundër Fatmir Limajt dhe 9 ish pjesëtarëve të UÇK-së


Shtyhet për në dhjetor procesi gjyqësor kundër Fatmir Limajt dhe 9 ish pjesëtarëve të UÇK-së
Shtyhet për në dhjetor procesi gjyqësor kundër Fatmir Limajt dhe 9 ish pjesëtarëve të UÇK-së

Në Kosovë, Gjykata e Qarkut në Prishtinë ka shtyrë për një dhjetor procesin gjyqësor kundër deputetit të Parlamentit të Kosovës Fatmir Limaj dhe nëntë ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nën akuzat për krime lufte.

Zyrtarë të Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit thanë se “gjykimi është shtyrë sepse njëri nga të pandehurit ka një rast vdekjeje në familjen e tij dhe atij i është dhënë mundësia për të marrë pjesë në ceremonitë mortore”.

Të hënën, gjykata kishte caktuar ditën e sotme për vazhdimin e procesit dhe të shqyrtimit të kërkësave të palës mbrojtëse për shtyrjen e procesit deri në shkurt të vitit të ardhshëm.

Aktakuza e cila u hodh poshtë nga të gjithë të akuzuarit, i ngarkon ata për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime lufte kundër të burgosurve të luftës, që siç thuhet, supozohet të jenë kryer nga fillimi i vitit 1999 deri në mesin e qershorit 1999 në një qendër të improvizuar paraburgimi nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës e cila ndodhej në fshatin Kleçkë në Kosovën qendrore.

Akuza ishte mbështetur kryesisht mbi dëshmitë e një ish pjesëtari të Ushtrisë Çlirimtare, Agim Zogaj, i cili qe bërë i njohur si dëshmitari X deri në muajin shtator, kur ai kreu vetëvrasje në Gjermani, ku ishte dërguar nga autoritetet e EULEX-it në cilësinë e dëshmitarit të mbrojtur. Ai për një kohë kishte mbajtur ditar ku kishte shënuar ngjarjet e përfshira në akuzë.

Mbrojtja e të akuzuarve kërkoi shtyrjen meqë, siç është thënë, dokumentet që përmbajnë akuzën, i janë dorëzuar me vonesë palës mbrojtëse.

Më 22 shtator, zotit Limaj iu shqiptua masa e arrestit shtëpiak, pasi më parë Gjykata Kushtetuese kishte nxjerrë një opinion sipas të cilit deputetët nuk kanë imunitet për veprat e kryera jashtë fushëveprimit të tyre.

Më 30 nëntor të vitit 2005 Gjykata Ndërkombëtare për Krime lufte në Hagë shpalli të pafajshëm Fatmir Limajn i njohur me emrin e luftës si komandant Çeliku, i cili në shkurt të vitit 2003 qe akuzuar për përfshirje në krime kundër civilëve shqiptarë dhe serbë gjatë luftës së vitit 1998. Ai u prit si hero pas kthimit nga Haga dhe disa muaj më pas u rikthye në strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës të drejtuar nga zoti Hashim Thaçi. Dy vjet më pas ai mori postin e ministrit të transporteve dhe telekomunikacionit.

Në pranverën e vitit 2010 EULEXI-i filloi një proces hetimesh kundër zotit Limaj, nën dyshimet për korrupsion në Ministrinë e tij, të cilat ende po vazhdojnë.

XS
SM
MD
LG