Lidhje

Eksperti Adrian Shtuni flet për problemin e terrorizmit


Në një kohë kur Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga Shtetet Bashkuara kanë përparuar ndjeshëm në përpjekjet për mposhtjen përfundimtare të shtetit islamik, mbetet ende e paqartë se çfarë do të ndodhë me luftëtarët e huaj dhe familjet e tyre që i janë bashkuar grupit terrorist, të cilët janë kapur, apo dorëzuar tek forcat e koalicionit.

Disa vendeve europiane kanë refuzuar hapur t’i marrin shtetasit e tyre që kanë luftuar përkrah ISIS-it. Britania ka shkuar deri aty, sa u ka hequr pasaportat, ndërsa të tjera vende kanë qëndruar në heshtje lidhur me fatin e burrave e grave që shumë i shohin si rrezik për sigurinë e vendeve të tyre.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, eksperti për çështje ndërkombëtare dhe të sigurisë Adrian Shtuni, flet rreth përmasës së këtij problemi për Ballkanin, numrin e shtetasve që kanë luftuar për grupin terrorist, apo kapacitetet pritëse të këtyre vendeve.

Zoti Shtuni flet edhe rreth ngjarjes që tronditi të premten Zelandën e Re, ku një person që ka shprehur hapur urrejtjen ndaj imigrantëve e myslimanë, si dhe simpatinë e tij për nacionalistët, sulmoi dy xhami, duke vrarë e plagosur me dhjetra persona.

Intervistë me ekspertin për terrorizmin, Adrian Shtuni
please wait

No media source currently available

0:00 0:08:13 0:00

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG