Partia Socialiste zhvilloi dje në mbrëmje një mbledhje kryesie ku u diskutuan kandidatët e partisë më të madhe të opozitës dhe aleatëve të saj për zgjedhjet vendore.
Kryetari i partisë, Edi Rama, tha se këto zgjedhje janë një betejë që Shqipëria të ndryshojë rrugë dhe t'i kthehet vlerave demokratike.
Edhe Partia Demokratike publikoi më herët listën me emrat e kandidatëve të saj për 360 bashki e komuna në mbarë vendin.
Korrespondenti ynë, Ilirian Agolli, njofton nga Tirana.