Në Shqipëri parlamenti shtyu miratimin e ligjit për gjykatat administrative pasi opozita u largua nga salla. Socialistët i qëndruan pozicionit të tyre se më parë duhet një marrëveshje për hetimin e zgjedhjeve duke ofruar një propozim të ri për komisionin hetimor i cili nuk përmend çështjen e fletëve të votimit. Shumica u shpreh e keqardhur për qëndrimin e opozitës. Kryeministri përsëriti se është gati për komisionin hetimor por se fletet e votimit duhet të digjeshin. Palët shkëmbyen replika të forta mes tyre.