Lidhje

Lefteri Lleshi kryetarja e re e KQZ-së


Shqipëri: Zgjidhen anëtarët dhe Kryetarja e KQZ-së

Në Shqipëri parlamenti votoi sot për 6 anëtarët dhe kryetarin e ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas ndryshimeve në kodin zgjedhor i cili çoi në shkrirjen e komisionit të mëparshëm.

Në krye të institucionit kryesor për organizimin e zgjedhjeve u zgjodh Lefteri Lleshi, me profesion juriste. Zonja LLeshi deri më tani ka qenë anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë si dhe drejtoreshë e zyrës juridike të parlamentit. Ajo u përzgjodh mes 18 kandidaturave që u ofruan për këtë post dhe në votimin e sotëm fitoi ndaj kandidates tjetër Marsida Xhaferrllarit, drejtoreshë në ministrinë e Drejtësisë, duke marrë 73 vota. Opozita nuk mori pjesë në votim, pasi pretendon për parregullsi në procesin e përzgjedhjes në komisionin e ligjeve.

Në komisionin e ri zgjedhor anëtarët e tjerë janë të ndarë në mënyrë të barabartë mes shumicës dhe opozitës. E djathta përfaqësohet nga dy kandidatë të Partisë Demokratike dhe një të Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërsa e majta nga dy kandidatë të Partisë Socialiste dhe një të partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth përshëndeti formimin e Komisionit të ri të Zgjedhjeve. Përmes një deklarate, ai nxiti “të gjithë aktorët të punojnë së bashku dhe të dëshmojnë vullnetin e kërkuar politik për të zbatuar më tej Kodin e ri Zgjedhor, plotësisht dhe në frymë të mirë. Kjo nevojitet për të krijuar besim në të gjitha nivelet duke ofruar, njëkohësisht, një fushë loje të drejtë dhe të barabartë për të gjithë”, theksoi ambasadori i OSBE-së.
XS
SM
MD
LG