Lidhje

Shqipëri: Kryeministri Berisha deklaron hapjen e fushatës për zgjedhjet e 8 majit


Reiko Miura, 68, cries as she looks for her sister's son at a tsunami-hit area in Otsuchi, Iwate Prefecture, northern Japan, March 16. (AP)
Reiko Miura, 68, cries as she looks for her sister's son at a tsunami-hit area in Otsuchi, Iwate Prefecture, northern Japan, March 16. (AP)

Në Shqipëri kryeministri Sali Berisha tha sot gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat se “de facto” shumica e drejtuar prej tij ka nisur fushatën për zgjedhjet e pushtetit vendor të 8 majit

"Kjo fushatë për ne është kryekëput për qytetarin dhe problematikën e tij. Projekti ynë ka në epiqendër qytetarin, familjen e tij, komunitetin, problematikën e tij, fshatin, lagjen, komunën, bashkinë, shkollat, rrugët, kanalizimet, rrugicat, gjelbërimin, pastrimin etj."

Nga ana tjetër opozita ende nuk po merr pjesë në procesin e përgatitjes së zgjedhjeve. Nesër është afati i fundit për regjistrimin e partive pjesmarrëse në garën për bashkitë dhe komunat e vendit. Ndërkohë pas vendimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për të zëvendësuar vendet e lëna bosh nga opozita në komisionet zonale, këto komisione janë bërë tashmë funksionale.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG