Në Shqipëri ende nuk ka përfunduar procesi i kthimit të pronave që iu sekuestruan komuniteteve fetare nga regjimi komunist. Drejtues të Myftinisë së Shkodrës bënë thirrje së fundmi për kthimin e pronave të tyre, duke sinjalizuar strukturat shtetërore se pronat e tyre po tjetërsohen nga persona me pushtet.
Ndërkohë, Departamenti amerikan i Shtetit ka vlerësuar liritë fetare në Shqipëri, por ka vënë në dukje faktin se komuniteteve fetare ende nuk u janë kthyer pronat e ligjshme.
Korrespondenti Pëllumb Sulo njofton.