Gjendja e brishtë ndëretnike në Maqedoni sot u pasqyrua në një incident fizik midis grupeve shqiptare dhe maqedonase në kalanë e Shkupit, ku pati persona me lëndime të lehta. Shqiptarët protestonin kundër ngritjes së një kishe brenda kalasë, ndërsa maqedonasit kishin dalë në mbrojtje të saj. Incidentet e kësaj natyre nuk janë të rralla në fushat sportive nëpër Maqedoni, por rasti i sotëm krijon hapsirë për shqetësim. Partitë qeveritare VMRO_DPMNE dhe Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate të përbashkët bënë thirrje për uljen e tensioneve.