Në Shqipëri, zhvillimet politike dhe ekonomike të 20 viteve të fundit, po shoqërohen gjithnjë e më shumë, edhe me ndryshime të urbanistikës dhe arkiteturës së qyteteve të mëdha. Pjesë e këtyre ndryshimeve është edhe dekori dhe reklamat në qytete, të cilat nga dita në ditë po shprehin zhvillimet ekonomike dhe sociale, duke tejkaluar elementet e sistemit të mëparshëm.