Banorët e Nënshkodrës protestuan sot, duke kërkuar nga qeveria dhënien e plotë të dëmshpërmblimit për pasojat e shkaktuara nga përmbytjet masive të 5 viteve më parë. Ata u shprehen se kanë marrë vetëm një pjesë të vlerës së dëmeve, ndërkohë që pasojat e përmbytjeve vazhdojnë edhe sot.
Vitet e fundit, mjaft zona të Shqipërisë janë prekur nga përmbytjet, kryesisht për shkak të mungesës së kontrollit mbi territorin, gjë që vazhdon të rëndojë buxhetin e shtetit, i cili thuajse çdo vit paguan miliona dollarë për kompensimin dhe riparimin e dëmeve.