Në Shkodër, procesi i numërimit të votave po ecën shumë ngadalë. Deri tani janë numëruar votat vetëm për Bashkinë e Vaut të Dejës dhe për 5 komuna, ndërsa për Bashkinë e Shkodrës jane numruar 30 nga 93 kutitë e votimit. Përfaqësuesit e dy forcave kryesore politike pranojnë se procesi po ecën me ngadalë dhe se brenda qendrave të numërimit ka prani të shtuar të njerëzve. Ndërkohë, në Qarqet Shkodër e Kukës, nga të dhënat e para mësohet se Partia Demokratike ështe në avantazh të thellë në Bashkinë e Shkodrës, por ka humbur në Bashkinë e Krumës, ndersa Partia socialiste ka humbur Bashkinë e Pukës, por ka fitur, përveç Bashkisë së Krumës edhe dy komuna, në Shkodër e Malësi të Madhe.