Prezenca e OSBE në Shqipëri së bashku me USAID dhe Agjencinë Austriake për Bashkëpunim dhe Zhvillim paraqiten sot nga Shkodra nismës "Drejtësi pa vonesa" në të gjithë gjykatat e vendin. Programi synon pakësimin e numrit të seancave gjyqësore si dhe kohëzgjatjen e procedimeve gjyqësore. Nisma, sipas Ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, është e domosdoshme për të rritur besimin e publikut tek gjyqësori si dhe për zbatimin e reformës në drejtësi, pas miratimit të saj në parlament.