Në mjediset e Muzeut Historik të qytetit të Shkodrës u hap ekspozita me një numër pikturash nga fondi i vjetër i këtij muzeu, ku bie në sy kompozimi “Dy rrugët” i piktorit të njohur shkodran të fundshekullit të 19-të dhe fillimshekullit të 20-të, Kolë Idromeno.
Gjatë viteve të diktaturës, piktura u vendos në Muzeun Ateist të qytetit, ndërsa pas rifitimit të lirive fetare, ajo u rikthye në fondet e muzet të qytetit të Shkodrës. Sipas studiuesve, “Dy rrugët” e Idromenos, më shumë se vepër fetare, është pasqyrë e jetës qytetare të Shkodrës në fundin e shekullit të 19.