Lidhje

SHBA dënojnë luftimet mes forcave turke e kurde në Siri


Shtetet e Bashkuara thanë sot se luftimet në Siri mes forcave turke dhe njësive të koalicionit kurd, që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara, janë të papranueshme dhe u bënë thirrje të dyja palëve t’i ndërpresin ato menjëherë.

I dërguari amerikan për koalicionin kundër Shtetit Islamik, Brett McGurk tha sot se luftimet në zonat ku nuk ekziston Shtetit Islamik janë të papranushemne dhe përbëjnë shqetësim të thellë.

Pentagoni, tha zyrtari i lartë amerikan, i ka dënuar luftimet në jug të qytetit Xharablus. Ushtria turke, së bashku me aleatin e saj, forcat kryengritëse në Siri që kundërshtojnë qeverinë e presidentit Asad, janë në ditën e gjashtë të një ofensive që synon largimin e Shtetit Islamik dhe të forcave kurde, aleate të Shtetetve të Bashuara, nga qyteti Xharablus, në kufi me Turqinë.

Forcat kryengritëse siriane, të mbështetura nga Turqia kanë vënë nën kontroll të paktën 4 fshatra dhe një qytet që më parë kontrollohej nga forcat kurde.

XS
SM
MD
LG