Disa shpresonin që Eric Cantor të bëhej kryetari i parë hebre i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA. Por ai reagoi me shpejtësi ndaj humbjes të së martës.
"Duke filluar që nga 31 korriku, vendosa të mos jem më udhëheqësi i shumicës. E bëj këtë me përulësi të madhe."
Kundërshtari i zotit Cantor, profesori i ekonomisë David Brat, e quan fitoren e tij tronditëse një mrekulli.
"Dua të falenderoj pa fund sonte. Ky është momenti më i lumtur i jetës sime, natyrisht, dhe në radhë të parë ju jam mirëjohës të gjithë juve në këtë sallë. Prandaj, një duartrokitje për veten tuaj."
Zoti Brat e akuzoi ligjvënësin Cantor se kishte mbështetur amnisti për emigrantët e paligjshëm dhe fëmijët e tyre, gjë që Cantor e ka mohuar. Udhëheqja republikane e Dhomës së Përfaqësuesve nuk i ka pranuar thirrjet e vazhdueshme të aktivistëve të të drejtave të imigracionit dhe ato të demokratëve për të lejuar një votim mbi reformën e imigracionit.
I pyetur nëse çështja tani mund të quhet e pashpresë, analisti politik Geoffrey Skelley i Universitetit të Virxhinias tha përmes Skype-it se sa herë që një anëtar i lartë i Kongresit humbet në zgjedhjet paraprake, anëtarë e tjerë tregojnë kujdes.
"Mendoj se kjo do ta bëjë më të vështirë gjetjen e republikanëve që do të duan të votojnë për miratimin e reformës së imigracionit, apo qoftë dhe për të lejuar që ajo të mund të votohet, pasi ata do të shqetësohen se mund të zemërojnë njerëzit të cilët votojnë më pas kundër tyre në zgjedhjet paraprake."
Analistë të tjerë janë dakord se reforma e imigracionit ishte një nga faktorët, por besojnë se humbja e zotit Cantor është tregues i një zhgënjimi të përhapur të shumë njerëzve me elitën politike të Uashingtonit.
Anketuesi republikan Jon McHenry vë në dukje se një garë për Senatin në Karolinën e Jugut përfundoi ndryshe.
"Në të njëjtën ditë që zoti Cantor humbi, Senatori Lindsey Graham, i cili ka votuar pro një ligji gjithëpërfshirës së reformës së emigracionit, fitoi me 56 përqind të votave."
Demokratët folën në foltoret e Dhomës së Përaqësuesve dhe Senatit duke u shprehur se republikanët nuk duhet të përdorin humbjen e ligjvënësit Cantor si një justifikim për të mos vepruar mbi çështjen e emigracionit.
"Sa herë që kam biseduar me ligjvënës republikanë, udhëheqës të biznesit apo udhëheqës fetarë në lidhje me reformën e imigracionit gjatë muajve të fundit, kam dëgjuar vazhdimisht se anëtarët e lartë të Dhomës së Përfaqësuesve janë përpjekur të veprojnë, por nuk kanë pasur mbështetjen e zotit Cantor."
Pas këtij tërmeti politik, gjasat janë që në javët e ardhshme republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve të jenë të zënë me betejat e tyre të brendshme për postet drejtuese.