Pjesëtarë të Gardës Kombëtare të New Jersey-t, New York-ut dhe Korpusit Amerikan të Paqes, morën pjesë në një mision humanitar në Bashkinë e re të Vaut të Dejës, duke rikonstruktuar shkollën e mesme dhe qendrën shendetësore. I pranishëm në ceremoninë e përfundimit të misionit, zëvendës ambasadori amerikan, David Muniz, tha se SHBA do të vazhdojnë edhe në të ardhmen të mbështesin arsimin dhe shëndetësinë në Shqipëri, si ndihmë për popullin shqiptar.