Përmbyllja e fazës së mbikqyrur vjen më pak se pesë vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Plani për pavarësi të mbikqyrur u hartua nga ish-Presidenti finlandez Marti Ahtisaari. Kolegia Keida Kostreci bisedoi me dy ekspertë që analizojnë arritjet e deritanishme dhe sfidat që mbeten ende të pazgjidhura.
Mbyllja e Zyrës Ndërkombëtare Civile është e rëndësishme për arsye simbolike por edhe praktike. Daniel Serwer, profesor në Fakultetin e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare në Universitetin Johns Hopkins, thotë se qeverisja është më efektive kur ke përgjegjësi.
“Nëse autoritetet aktuale duan të rizgjidhen do të detyrohen të qeverisin mirë. Justifikimi se ‘nuk po na lënë të bëjmë njërën apo tjetrën’ do të fashitet gradualisht. Është në dorën e popullit të Kosovës të vendosë se kush do të qeverisë në të ardhmen, por nuk mendoj se ka ndonjë përfitim nga një situatë ku autoritetet e zgjedhura nuk janë plotësisht përgjegjëse për mënyrën si qeveriset Kosova”.
Kurt Volker, Drejtor Ekzekutiv i Institutit McCain për Udhëheqje Ndërkombëtare të Universitetit Shtetëror të Arizonës thotë se përmbyllja e kësaj faze duhet të shihet si një moment kalimtar dhe nuk duhet të konsiderohet si dicka me rëndësi të jashtëzakonshme.
“Gjendja ka qenë e qëndrueshme ose relativisht e qëndrueshme për një farë kohe. Njerëzit në gjithë Kosovën kanë ushqyer shpresa se si është situata. Do të ishte për të ardhur keq dhe e rrezikshme për cilindo nga faktorët në Kosovë që të përpiqen të përfitojnë nga fundi i fazës së mbikqyrjes duke këmbëngulur për pikëpamje ose interesa të veçanta në Kosovë”.
Por një nga sfidat më të mëdha të planit ishte decentralizimi dhe ky objektiv nuk u realizua gjatë fazës së pavarësisë së mbikqyrur. Profesor Serwer thotë se kjo ndodhi pasi Beogradi nuk bashkëpunoi.
/
“Në veri ekziston një qeverisje që kontrollohet nga Beogradi dhe jo nga Prishtina. Kjo nuk përbën decentralizim, por ndarje territoriale de facto. Ky është një realitet i padëshirueshëm për mua, dhe mendoj se është i padëshirueshëm për evropianët dhe Shtetet e Bashkuara”.
Zoti Serwer thotë se ky problem duhet zgjidhur përmes negociatave mes Prishtinës dhe Beogradit. Zoti Volker, ish-ambasador i Shteteve të Bashkuara në NATO është i të njëjtit mendim.
“Në këndvështrimin afatgjatë, Veriu i Kosovës duhet të integrohet si pjesë e Kosovës, dhe të ketë sa më shumë pavarësi lokale që të jetë e mundur për të zgjidhur cështjet e banorëve të atjeshëm”.
Bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit pritet të rifillojnë në vjeshtë. Rreth 90 nga 195 vendet e botës e kanë njohur Kosovën deri tani. Ndërkohë mungesa e përparimit në marrëdhëniet me Kosovën, përbën pengesë për rrugën e Serbisë drejt BE-së, ashtu sic paraqet sfida për aspiratat e Kosovës, fakti që pesë vende anëtare të Bashkimit Evropian nuk e kanë njohur ende si shtet. Zoti Serwer thotë se këto vende po i bëjnë keq vetes duke nxitur propozime për ndarje territoriale për Kosovën, pasi sic thotë ai propozime të tilla do të kishin pasoja katastrofike për Qipron dhe Bosnjen.
“BE duhet t’i bindë këto vende se ka ardhur koha që të njohin Kosovën me kufijtë e pranuar dhe kjo do të ndihmojë për të përmirësuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian”.
Profesor Serwer thotë se ndërsa pengesat e Serbisë janë kryesisht politike, ato të Kosovës janë si politike, edhe teknike prandaj vendi duhet të përshpejtojë përpjekjet për t’i kapërcyer këto pengesa.
Ambasador Volker thotë se cështjet e të dyja vendeve duhet të shihen në kontekstin e kontinentit evropian, sepse është më e lehtë për vendet të integrohen si pjesë e një komuniteti me përfitime për qytetarët, sesa në kontekstin dypalësh ku arsyetimi bëhet më shumë me konceptin e humbësit dhe fituesit.
“Çdo vend nëse ka dëshirën, duhet të ketë të drejtën të kualifikohet për anëtarësim në BE ose NATO dhe në fund të fundit kjo pjesë e Evropës duhet të jetë po aq e lirë, e begatë dhe e sigurt, sa cdo pjesë tjetër e Evropës”.
Por ai shton se ka kohë që për shkak të krizës evropiane, apo vëshirësisë së cështjes, apo lodhjes, si edhe prioriteteve të tjera për Shtetet e Bashkuara, vëmendja nuk ka qenë e drejtuar tek Ballkani vitet e fundit. Zoti Volker thotë se kjo duhet të ndryshojë në mënyrë që rajoni të mund të zgjidhë problemet e veta.
Mbetet për t’u parë se sa do të ndihmojë në këtë drejtim përmbyllja e pavarësisë së mbikqyrur.