Lidhje

Serbi: Udhëheqësi radikal hyn në ditën e 6-të grevës së urisë


Serbi: Udhëheqësi radikal hyn në ditën e 6-të grevës së urisë
Serbi: Udhëheqësi radikal hyn në ditën e 6-të grevës së urisë

Udhëheqësi i krahut të djathtë të opozitës në Serbi, Tomislav Nikoliç filloi të pijë ujë sot por ende refuzon të marrë ushqim në ditën e gjashtë të grevës së urisë për të detyruar qeverinë pro-perendimore të vendit të zhvillojë zgjedhje të parakohshme.

Nikoliç mori vendimin për të pirë ujë pas thirrjes nga kreu i Kishës Ortodokse serbe, partriarku Irinej.

Partia progresiste serbe e Nikoliçit tha se zgjedhjet e parakohshme para fundit të vitit janë të nevojshme për shkak të situatës së përkeqësuar ekonomike dhe korrupsionit të gjerë në vend.

Qeveria e Serbisë drejtohet nga presidenti Boris Tadiç, i cili kërkon që vendi i tij të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian.

Ai ka planifikuar zgjedhjet për në maj të vitit 2012, pas një vendimi të pritshëm në fund të këtij viti për kandidaturën e Serbisë në BE.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG