Votimet e së dielës në Serbi nxorën Partinë Përparimtare serbe fituese të thellë të zgjedhjeve të parakohshme. Me rreth 160 mandate në parlamentin 250 vendesh shefi i kësaj partie Aleksandër Vuçiç, pritet të jetë kryeministër i ri i Serbisë.
Pas Partisë Përparimtare radhitet Partia Socialiste e Serbisë me rreth 14 për qind të votave.
Rreth 53 për qind e 6.7 milion votuesve të regjistruar morën pjesë në zgjedhjet e parakohshme të së dielës të cilat u nxitën nga Partia Përparimtare e cila synon të shndërrojë në votë hapjen e negociatave për anëtarësim më Bashkimin Evropian.
Popullariteti i zotit Vuçiç duket se ishte pasqyrim i fushatës kundër korrupsionit dhe orientimit drejt integrimeve evropiane.
Në janar të këtij viti, Serbia habi bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si shpërblim për përfshirjen e saj në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, pavarësinë e së cilës vazhdon ta kundërshtojë.
Edhe serbët e Kosovës votuan në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, meqë kjo u garantohet me parimin e dyshtetësisë, që është i përfshirë në Kushtetutën e Kosovës. Votimet u zhvilluan nën përkujdesjen e Misionit të Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë e cila drejtoi operacionin e quajtur grumbullimi i votave në të cilat morën pjesë rreth 34 për qind e votuesve të regjistruar.
Votimi kishte nxitur debate ndërmjet partive në pushtet në Kosovë që thonë se Serbia nuk është duke organizuar zgjedhje në Kosovë, por OSBE-ja ka grumbulluar vota ndërsa partitë opozitare thonë se mbajtja e zgjedhjeve është shkelje mbi sovranitetin e Kosovës.
Zgjedhjet e përgjithshme serbe ishin mbajtur edhe më parë në Kosovë. Në vitin 2012 Misioni i Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë kishte hapur 90 vendvotime në 28 pjesë të ndryshme të Kosovës. Dallimi i vetëm këtë radhë është në numrin e vendvotimeve dhe emërimin e tyre që në vend të qendrave të votimit sivjet flitet për qendra grumbullimi.
Zgjedhjet parlamentare serbe u mbajtën edhe në luginën e Preshevës, por në to ishte përfshirë vetëm Partia për Veprim Demokratik e Riza Halimit, ndërsa ato u bojkotuan nga partitë tjera në tri komunat me shumicë shqiptare në jug të Serbisë.
Rezultatet paraprake tregojnë se zoti Halimi sërish mund të jetë deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin serb.
Debatet rreth pjesëmarrjes apo jo në zgjedhje ishin përqendruar rreth pozitës së shqiptarëve në zonë dhe ndikimit që mund të kishin zgjedhjet për pushtetin qendror të Serbisë, që sipas partive të atjeshme politike nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për përmirësimin e gjendjes në Luginën e Preshevës.