Lidhje

Serbi: Arrestohen pesë të dyshuar për krime lufte


Serbi: Arrestohen pesë të dyshuar për krime lufte
Serbi: Arrestohen pesë të dyshuar për krime lufte

Pesë veta të kërkuar nga Mali i Zi për krime lufte janë ndaluar në Serbi, pasi të dy vendet nënshkruan marrëveshje për ekstradim.

Prokurori i krimeve të luftës, Bruno Vekariç, tha se pesë të arrestuarit, të gjithë shtetas serbë, dyshohen për krime lufte të kryera në qytetin kroat të Dubrovnikut gjatë luftës së viteve 1991-95. Mali i Zi dhe Serbia luftuan së bashku kundër Kroacisë, e cila u shkëput më 1991 nga ish-federata e Jugosllavisë.

Pesë të dyshuarit pritet të ekstradohen sipas një marrëveshjeje të re të nënshkruar mbrëmë nga zyrtarët serbë dhe malazezë. Zyrtarët shpejtuan nënshkrimin e paktit për shkak të hetimeve që po kryheshin. Marrëveshja do të lejojë ekstradimin e të dyshuarve për vepra të rënda, siç janë krimet kundër njerëzimit, pjesëmarrja në krim të orgazuar dhe larja e parave.

XS
SM
MD
LG