Në Kosovë, përfaqësuesit politikë të serbëve në komunat veriore, thanë se do të organizojnë zgjedhjet lokale te Serbisë, duke sfiduar vendimin e Beogradit për të hequr dorë nga organizimi i këtyre zgjedhjeve. Beogradi hoqi dorë nga ky synim pas reagimeve të ashpra të Prishtinës por edhe autoriteteve ndërkombëtare të cilat thanë se mbajtja e zgjedhjeve lokale serbe është në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.