Lidhje

Sek. Klinton i përcjell Shqipërisë urimet e Pres. Obama dhe popullit amerikan


Sek. Klinton i përcjell Shqipërisë urimet e Pres. Obama dhe popullit amerikan
Sek. Klinton i përcjell Shqipërisë urimet e Pres. Obama dhe popullit amerikan

Sot, në ditën e 20 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje shqiptarëve që të punojnë së bashku për t’u siguruar që vendi të ecë përpara dhe që ritmi të ruhet.

Në një deklaratë me rastin e këtij përvjetori, Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton nxiti udhëheqjen politike të Shqipërisë, si në qeveri ashtu edhe në opozitë, që të udhëheqin nëpërmjet llogaridhënies dhe transparencës, dhe të respektojnë dhe të forcojnë sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut.

Sekretarja Klinton shprehu mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ajo tha se shqiptarët kanë arritur shumë, por më shumë punë mbetet në rrugën drejt BE-së – dhe ky vit do të jetë me rëndësi kyçe.

Sekretarja Klinton i përcolli popullit të Shqipërisë urimet e Presidentit Barak Obama dhe popullit amerikan. Sekretarja Klinton tha se kjo ditë “përkujton partneritetin tonë, na kujton përparimin e bërë dhe nënvizon premtimin e së ardhmes së Shqipërisë, sidomos ndërkohë që ju ndërmerrni hapat e nevojshëm për të arritur synimin e anëtarësimit në Bashkimin Europian”.

Ajo theksoi lidhjet e forta të miqësisë mes dy vendeve, vlerësoi kontributin e Shqipërisë në forcën e ndërkombëtare të sigurisë në Afganistan, si anëtare NATO-s, si edhe rolin e Shqipërisë për stabilitetin në rajon, e demonstruar nëpërmjet mbështetjes së saj për shtetin e ri të Kosovës dhe kontributeve për pajtim në Ballkanin Perëndimor.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG